Rreth meje

Hi nga Xhoi! ❤️

Rreth meje

E specializuar për Inxhinieri Kimike në Shqipëri, dhe e shtyrë nga pasioni për botën e kozmetikës, vazhdova nje trajnim intensiv për kimiste kozmetike në vendin ku tashmë jetoj, Australi. Ky trajnim më kompletoi me aftësinë dhe njohurinë për të kuptuar se për çfarë përbërësish ka nevojë një lëkurë, që të arrijë perfeksionin.

Si nisi XhoiTips?

Gjithçka nisi kur ndaja me ndjekëset e faqes informacione rreth përkujdesit të lëkurës me perberes natyral. Pasi krijuan besim te njohurite dhe të informacioneve që unë jepja, me kërkuan që të filloja të sillja edhe produkte. Ndërsa rutinat e personalizuara, kanë filluar qëkur unë transformova lëkuren time. Ishte një udhëtim qe në fund më pastroi aknet apo njollat kafe, pas përpjekjeve të dështuara të përmirësimit të tyre nga trajtimet estetike apo këshillave të mjekëve.

Produktet e XhoiTips

Që nga fillimi në prill 2020 e deri tani, XhoiTips ka ekskluzivitetin e produkteve të Alkira, Boost Lab, Real U dhe Cancer Council. Para se një produkt të vijë në Shqipëri, testohet për disa javë. Studimi bëhet që nga historia e kompanisë, përbërësit e produktit si dhe origjina e tyre. Nëse produkti nuk plotëson një nga këto pika, nuk miratohet që të vijë në Shqipëri.

Klientet

XhoiTips mirëpret çdo ditë kliente jo vetëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia por edhe nga çdo cep i botës Europë (kryesisht Gjermani, Angli, Zvicërr, Belgjikë, Itali dhe Greqi), USA, Canada dhe Australi. Numërohen mbi 16000 klientë në Shqipëri, mbi 1300 në Kosovë, 230 Maqedoni dhe mbi 300 nëpër botë. 

Rutinat tuaja

Rutinat krijohen jo rastësisht, por duke analizuar në mënyrë të detajuar karakteristikat dhe shqetësimet e lëkurës së klientës. Përveç tyre është e rëndësishme të analizohet gjithashtu mosha dhe stili i jetës së saj. Tre produkte që nuk duhet të mungojnë kurrë në një rutinë bazike janë larësi, hidratuesi dhe SPF, si dhe duhet të shmangim produkte që kanë kimikate të ashpra.

Rezultatet e klientëve

Slide image
Slide image
Slide image
Slide image
Slide image
Slide image
Slide image
Slide image
Slide image
Slide image
Slide image
Slide image